| Historiati
Kompania e Sigurimeve ELSIG zhvillon aktivitetin në industrinë e sigurimeve duke vepruar nga data 02-06-2008 pasi që është pajisur me licencë nga Organi rregullativ ligjvënës për kompanitë e sigurimeve, Banka Qendrore e Kosovës (Numri i licencës 021). Subjekti është regjistruar në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë me numër të biznesit 70490986.
Misioni
Synimi i kompanisë është që të jetë e kujdesshme në kërkesat siguruese duke qenë subjekt që ofron shërbime kualitative në tregun e sigurimeve si furnizues i produkteve të sigurimit të automjeteve TPL, sigurimit KASKO, aksidentit personal, dhe së shpejti edhe të shumë produkteve tjera siguruese duke qenë në shërbim dhe mbështetje financiare për viktimat e dëmeve dhe në vazhdimësi e në mënyrë permanente duke rritur dhe pasqyruar profit.
Objektivat
Kompania e sigurimeve ELSIG do ti kushtoj rëndësi të posaçme lidhjes me ekspert për arritje sa më të mëdha të njohurive teknike dhe në liferimin e një shërbimi të një niveli shumë të lartë.
Kompani e sigurimeve ELSIG do të investoj vazhdimisht në infrastrukturën moderne të IT-së që të jetë sa më efikas në kryerjen e shërbimeve dhe në veprimet e synimet e veta në të ardhmen.
Gjithashtu është duke krijuar rrjetë i gjerë i marketingut dhe distribuimit në tërë Kosovën me qëllim që të jemi sa më afër klientëve potencial.
Arritjet e deritashme
Kompania e sigurimeve ELSIG falë angazhimit të stafit drejtues duke e shfrytëzuar gjithashtu përvojën mjaft të gjatë të punonjësve në lëmin e sigurimeve ka arritur që për një kohë jashtëzakonisht të shkurtër ta marr pjesën e vet në tregun e sigurimeve dhe të radhitet ne mesin e kompanive më të respektuara në Kosovë.
Projektet afatshkurta dhe afatgjata
Kompania e sigurimeve ELSIG në planin afatshkurta përfshin konsolidimin e plotë të portofolios motorike dhe fillimin e shitjes së produkteve jo-motorike duke përfshirë sigurimin e pronës, sigurimin e rreziqeve në ndërtim, sigurimin e përgjegjësisë publike dhe profesionale, sigurimin e garancioneve, etj.
ELSIG në bashkëpunim me partnerët strategjik planifikon që aktivitetin në industrinë e sigurimeve ta zgjeroj edhe jashtë Kosovës. Ndërsa një kujdes i veçantë do ti kushtoj zhvillimit të produkteve, dhe në këtë drejtim do ti hulumtoj kërkesat e tregut.
|