|
SHITJA DHE DISTRIBUIMI
Kompania e sigurimeve ELSIG fillimisht është përcaktuar për shitje direkte të produktit TPL dhe të sigurimeve vullnetare, ndonëse ELSIG është kompani e re në tregun e sigurimeve mbi 90% e stafit është i trajnuar dhe i kualifikuar pasi që ata kanë një eksperiencë të gjatë në industrinë e sigurimeve si në Kosovë ashtu edhe jashtë saj. Madje ELSIG është mjaft komod në raport me kompanitë konkurrente sa i përket plotësimit të kuadrit me njerëz që kanë eksperiencë dhe janë të kualifikuar në lëmin e sigurimeve.
Shitja e produkteve siguruese bëhet nëper degë rrjeti i distribuimit është i ndarë në shtatë filiale në qendrat kryesore të Kosovës.
Prishtinë
Ferizaj
Pejë
Prizren
Gjilan
Gjakovë
Mitrovicë
Secila prej filialeve ka një sistem të këtillë organizimi:
Drejtori i filialit
Operatori
Referenti për punë të përgjithshme
Në të ardhmen kompania synon që distribuimin ta bëjë edhe përmes brokerave pasi këta të fundit të licencohen nga Banka Qendrore e Kosovës.
Personat Furnizues me shërbime profesionale
Kompania jonë aspiron që të shfrytëzoj sa më shumë burime profesionale duke punësuar specialist të sigurimeve, financave, mjekësor, ligjor dhe personel shtesë me qëllim që duke shfrytëzuar njohuritë e tyre profesionale në vazhdimësi ta rrisë cilësinë e shërbimeve.
|