I. KUSHTET E PËRGJITSHME TË SIGURIMIT NGA AUTOPËRGJEGJËSIA (TPL)
Pronarët e mjeteve motorike (automjetet e udhetareve, kamion, motoqikleta ose mjete tjera motorike) ose rimorkio janë të detyruar-obliguar me ligj(ligjërisht) (sigurim i detyrueshëm i auto-përgjegjësisë) sipas Rregullit 3 mbi ndryshimin e rregullit për sigurimin e detyrueshëm të auto-përgjegjësisë , Banka Qendrore e Kosoves (BQK) që të kontraktoni sigurimin e detyrueshëm të auto-përgjegjësisë, me qëllim te mbuleses siguruese te autopergjegjesise, nëse me fajin tuaj (pronarit apo shfrytezuesut te automjetit) shkaktohet ndonjë dëm, me pasoja materijale dhe jomaterijale, si detyrues për kompensimin e dëmit të mos e paguani vetë këtë dëm të shkaktuar. Në rast të ndonjë dëmi jo-material mund të rrezikohet edhe ekzistenca juaj ekonomike. Në anën tjetër me këtë Rregull është siguruar që viktima e aksidentit(dem jomaterijal) në trafik të kompensohet, bile edhe kur shkaktari i dëmit nuk është i njohur NN, ka ikur nga vendi i ngjarjes, nuk ka pasur të kontraktuar sigurim të vlefshëm etj. (Fondi i Garancisë)
Sigurimi i detyrueshëm tpl ju ofron mbulese siguruese (mbrojtese) juve si mbajtës, pronar, shofer etj. nga pretendimet (kërkesat) për kompensim nga ana e palëve të dëmtuara në bazë të limiteve te shumës së sigurimit kufizimi i mbulesës siguruese (Neni 6 i kësaj rregullore).
Neni 1 Kush eshte i detyruar te sigurohet?
a) Pronarët apo shfrytëzuesit e regjistruar të automjeteve, të cilëve u referohen dispozitat e kësaj kontrate në lidhje me sigurimin e detyrueshëm, janë të obliguar të kontraktojnë, respektivisht të blejne dhe te posedojnë sigurimin e detyrueshëm me kompaninë e licencuar të sigurimit në Kosovë.
b) Sigurimi i tpl është i detyrueshëm për pronarët dhe shfrytëzuesit e automjeteve të destinuara për transportin e personave dhe mallrave, rimorkiove, automjeteve të punës dhe traktorëve, të cilët sipas dispozitave për regjistrimin e automjeteve duhet të marrin licencën (lejen e qarkullimit) për trafik. Ky lloj sigurimi nuk është i detyruar për KFOR-in, kurse mjetet motorike me targa regjistrimi UN, EU, OSCE dhe CD (diplomatike) janë të pranuara si të mbuluara me sigurimin TPL dhe duhet të posedojnë dëshminë e policës së vlefshme të sigurimit nga shtetet prej nga vijne.
c) Sigurimi tpl kontraktohet për periudhë kohore minimale të mbulesës një (1) vit. Sigurimi tpl duhet të kontraktohet para se automjeti të hyjë në trafik dhe duhet të ripërtërihet për kohën derisa automjeti të shfrytëzohet. Në rast të ndrrimit të pronarit të automjetit, polica e sigurimit tpl e mund të jetë për një periudhë më të shkurtë se një (1) vit, në mënyrë që të përputhet me datën e skadimit të regjistrimit të automjetit.
d) Në rast të likuidimit të KS të licencuar për sigurimin e TPL, pronarët apo shfrytëzuesit e regjistruar të automjeteve të siguruara dhe të regjistruara, të cilëve u referohet paragrafi i parë i këtij neni, duhet që zëvendësimin e polices se sigurimit tpl ta kontraktojnë me kompani të tjera të sigurimit brenda tetë (8) ditësh nga dita kur mbyllja e KS që ka lëshuar sigurimit tpl është shpallur në media.
e) KS e licencuar dhe e angazhuar në TPL sigurime nuk mund të refuzojë kërkesën për sigurim, respektivisht është e detyruar ta kontraktojë sigurimin e tpl-së sipas kushteve dhe të premive të shpallura të sigurimit.
f) Nëse kompania e sigurimit konstaton se pronari nuk i përmbush detyrimet nga kontrata e sigurimit, e kjo cenon vlefshmërinë e kontratës dhe të vetë sigurimit, është e detyruar që lidhur me këtë ta informojë organin e kontrollit të trafikut për t’ia hequr targat e regjistrimit pronarit të automjetit.
Neni 2
Objekti i sigurimit
a) Pronari apo shfrytëzuesi i mjetit motorik te regjistruar është i detyruar të blejë sigurimin tpl nga detyrimet për dëmet qe mund te u shkaktojne palëve të treta që si pasojë mund te kenë vdekje, lëndime trupore, dëmtim te shëndetit apo dëmtim ose shkatërrim te pronës se pales se trete gjate shfrytëzimit te mjetit motorik.
b) Sigurimi tpl gjithashtu duhet të përfshijë detyrimet për dëmet e shkaktuara nga rimorkio e lidhur për automjet apo kur ajo shkëputet gjatë përdorimit ose derisa ende është në lëvizje.
c) Dëmi i shkaktuar nga përdorimi i mjetitmotorik, nënkupton edhe dëmet e shkaktuara ndaj palës së tretë nga objektet që bien nga automjeti apo rimorkio.
d) Me sigurimin tpl nuk mbulohet dëmi i shkaktuar në mallin e transportuar nga automjeti i siguruar, përveç sendeve që shërbejnë për përdorim personal të udhëtarëve.
e) Sigurimi tpl nuk e mbulon dëmin apo detyrimin që është rezultat i veprimeve të natyrës, pasojave të drejtpërdrejta të çrregullimeve, detyrimeve nga baza e përgjegjësisë kontraktuese, efekteve të rrezatimit si dhe ngjarje të tjera të ngjashme.
f) Sigurimi tpl mbulon auto-pergjegjesine e pronarit të policës së sigurimit dhe çdo person tjetër i cili me lejen(autorizimin) e pronarit të policës shfrytëzon mjetin-motorik ose ka qenë i autorizuar prej tij për të vepruar dhe shfrytëzuar automjetin.
g) Sigurimi i tpl ka mbules siguruese vetëm ne territorin e Kosovës dhe Shqiperise.
Neni 3 Bartja e Pronësisë
Kur bartet pronësia e automjetit të siguruar tek pronari i ri, polica ekzistuese e sigurimit nuk do të ketë efekt juridik që nga bartja ligjore e pronësisë dhe anulimit të regjistrimit. Mbajtësi i policës së anuluar mund të kërkojë nga siguruesi kthimin e pjesës proporcionale të premisë të pafituar nëse nuk ka shkaktuar dëm ne periudhen e siguruar te te skaduar (kaluar) te cekur ne police TPL.
Neni 4
Dëshmia e sigurimit
a) Me rastin e përdorimit të mjetit-motorik në trafik, shoferi i mjetit-motorik është i detyruar të ketë policën tpl me vedi, apo ndonjë dëshmi tjetër për të provuar sigurimin (“stiker” Karta identifikuese e sigurimit”) dhe t’ia prezantojë ate SHP të trafikut apo personave të tjerë të autorizuar nga policia.
b) Në rast aksidenti ne trafik, shoferi është i detyruar të prezantojë të dhëna personale si dhe informatat relevante në lidhje me sigurimin tpl-se të të gjithë pjesëmarrësve në aksidentin e trafikut të cilët eventualisht do të kenë të drejtë kompensimi të dëmit nga aksidenti në bazë të sigurimit tpl.
Neni 5
Kush është “personi i tretë”apo ‘’palë e tretë’’
Personat në vijim nuk kanë të drejtë zhdëmtimi(kompensim demi) në bazë të sigurimit të tpl, d.m.th. nuk e kanë statusin e “personit të tretë”
a) Shoferi qe eshte përgjegjës për dëmin e shkaktuar;
b) Personi që përvetëson automjetin në mënyrë kundërligjore dhe dëmtohet duke përdorur automjetin e konfiskuar në mënyrë të paligjshme;
c) Pronari, bashkëpronari dhe shfrytëzuesit e tjerë të regjistruar të mjetit-motorik, në rast se bëhen dëme në pasurinë e tyre.
Neni 6
Limitet e Shumave te sigurimeve kufizimi i mbulesës siguruese
Detyrimet e KS që rrjedhin nga sigurimi i TPL janë të limituara me shumën minimale të detyruar të sigurimit, e cila është në fuqi në ditën kur ndodh rasti i siguruar, në qoftë se nuk është përcaktuar ndonjë shumë më e lartë e mbulesës siguruese në police të sigurimit.
Shuma maksimale e sigurimit të detyrueshëm për një rast të siguruar, respektivisht shumat e detyrueshme maksimale të sigurimit, të cilat duhet të kontraktohen në sigurimin e tpl-se janë:
a) Për rastin e vdekjes, lëndimit trupor dhe dëmtimit të shëndetit;
Për person për autobusë dhe automjete të cilat bartin mallra të rrezikshme 100,000€.
Shuma e gjithmbarshme për autobusë dhe automjetet të cilat bartin mallra të rrezikshme 1,000,000€.
Për persona për të gjitha mjetet-motorike tjera 100,000€.
Shuma e gjithmbarshme për të gjitha automjetet 300,000€
b) Për rastin e dëmit materijal(pasuri):
Për dëm për autobusë dhe automjete të cilat bartin mallra të rrezikshme 100,000€
Shuma e gjithmbarshme për autobusët dhe automjetet që bartin mallra të rrezikshme 200,000€
Për dëm për të gjitha mjetet-motorike te tjera 50,000€
Shuma e gjithmbarshme për të gjitha mjetet-motorike te tjera 100,000€
Në rast të aksidentit në trafik kur janë pjesëmarrese disa mjete-motorike, do të zbatohen limitet e shumave te gjithmbarshme të sigurimit tpl të mjeteve-motorik të përfshira në të njëjtin aksident trafiku.
Nëse ekzistojnë disa kërkesa për zhdëmtim dhe zhdëmtimi i gjithmbarshëm e tejkalon limitin e shumave te sigurimit minimale të theksuara më lartë, të drejtat në zhdëmtim të personave të dëmtuar do të reduktohen në mënyrë proporcionale ndaj kopanisë së sigurimit.
Fondi pensional dhe invalidor, fondi për sigurimin shëndetësor si dhe kompanitë që merren me sigurime (të detyruara dhe vullnetare) shëndetësore, pensionale apo lloje të ngjashme të sigurimit të jetës, të cilat duhet të paguajnë kontribute në pajtim me pensionin e tyre ose kontratat e sigurimit ndaj aksidentit, invaliditetit apo sigurimit të pasurisë, kanë të drejtë të paraqesin kërkesat e tyre për regres vetëm pas rregullimit të gjitha zhdëmtimeve që rrjedhin nga rastet përkatëse të siguruara.
Limiti i Shumave maksimale të sigurimit sipas paragrafit 1, nëse parashtrohet nevoja, do të përcaktohen dhe ndryshohen nga BPK.
Neni 7
Dëmet ndaj palëve të treta
Palët e treta të dëmtuara kanë të drejtë t’ia paraqesin kërkesën për zhdëmtim drejtpërdrejt kompanisë së sigurimit qe eshte pergjegjese per demin e shkaktuar.
Nëse pala e dëmtuar ia parashtron kërkesën për zhdëmtim kompanisë së sigurimit, siguruesi si përgjigje për një kërkesë të tillë nuk mund të bëjë kundërshtime, që do të mund të bënte ndaj të siguruarit në bazë të ligjit, kontratës dhe kushteve të policës së sigurimit tpl e që i referohen shkeljes dhe mos përmbushjes së detyrimeve sipas ligjit apo kontratës që kanë për pasojë humbjen e mbulesës siguruese.
Kompania e sigurimit e cila e ka paguar zhdëmtimin pa qenë e detyruar ta paguajë atë në bazë të kontratës së sigurimit dhe të kushteve të sigurimit të detyrueshëm të auto- përgjegjësisë, e subrogon të dëmtuarin në relacion me të siguruarin apo çdo person tjetër përgjegjës për dëmin në shumën e zhdëmtuar, kamatën dhe shpenzimet.
II. KUSHTET E PëRGJITSHME Të SIGURIMITNGA AUTOPëRGJEGJëSIA (TPL KOSOVA PLUS) Në BAZë Të MEMORANDUMIT Të MIRëKUPTIMIT (MOU)
Me Byronë Kombëtare të Sigurimeve të Maqedonisë është nënshkruar Memorandumi i Mirëkuptimit për njohjen reciproke të policave valide të sigurimit tpl plus ose Kartonit të Gjelbër ndërkombëtar valid, si dhe për trajtimin, pagesën dhe kompensimin e dëmeve si pasojë e aksidenteve të shkaktuara nga automjetet e siguruara në Kosovë, IRJM. A.Definicionet
“Anëtari sigurues” nënkupton kompaninë e licencuar të sigurimit, e cila është anëtare e Byrosë Shqiptare të Sigurimit (AIB), Byrosë Kombëtare të Sigurimit të Maqedonisë (NIB) ose Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës (IAK), dhe të cilat kanë siguruar mjetin-motorik i cili ka shkaktuar aksidentin në fjalë, me anë të policës tpl plus apo Kartonit të Gjelbër.
“Byroja e pagesave” është byroja, qoftë AIB, NIB apo IAK, që është përgjegjëse për kompensimin e dëmeve, të paguara nga Byroja për Trajtim, në pajtim me procedurat e këtij Memorandumi, që më pastaj do ti kompensohet nga Anëtari sigurues.
“IAK” do të thotë Shoqata e Sigurimit të Kosovës.
“Byroja për trajtime” është pala, qoftë AIB, NIB apo anëtarët e saj të autorizuar, apo CSO e cila trajton dhe kompenson dëmet sipas dispozitave të këtij Memorandumi dhe e cila kërkon kompensim nga anëtari sigurues apo nëpërmes Byrosë së Pagesave, në bazë të kushteve të këtij MOU.
“CSO” është Organizata për Trajtimin e Dëmeve, e cila mbikëqyr vlerësimin e dëmeve në Kosovë dhe e cila mbikëqyret nga BPK.
“Marrëveshje e Uniformuar” është Marrëveshja Uniforme e pranuar nga Këshilli i Byrosë në asamblenë e Përgjithshme, në Kasablankë më 30 dhe 31 maj, 1996, me disa ndryshime të kohëpaskohshme.
“Fondi Garantues” është fondi i themeluar ligjërisht, dhe i administruar nga IAK në Kosovë, respektivisht nga AIB në Shqipëri dhe NIB në Maqedoni. B.Njohja reciproke e përgjegjësisë siguruese të mjeteve-motorike
1. Shfrytëzuesit e mjeteve-motorike të regjistruara në Kosovë, të cilët posedojnë policën valide të sigurimit TPL Plus, mund të hyjnë lirisht dhe të udhëtojnë në IRJM, kurse në Shqipëri mund të hyjnë dhe udhëtojnë vetëm me policën valide vendore.
2. Shfrytëzuesit e automjeteve motorike të regjistruara në IRJM, të cilat posedojnë Kartonin e Gjelbër ndërkombëtar të lëshuar nga Autoriteti NIB, mund të hyjnë lirisht dhe të udhëtojnë në për Kosovë. Kurse përdoruesit e automjeteve të regjistruara në Republikën e Shqipërisë, të cilët janë në posedim të policës së sigurimit vendorë të detyrueshëm të auto-përgjegjësisë (TPL), mund lirshëm të hyjnë dhe të udhëtojnë nëpër Kosovë.
3. Secila palë duhet ti japë palës tjetër, listën ku përfshihem emrat e të gjithë Anëtarëve Sigurues, në ditën e nënshkrimit të këtij MOU. C. Trajtimi dhe pagesa e kërkesave për zhdëmtim
Secila palë do të trajtojë dhe të paguaj kërkesat për zhdëmtim që i janë adresuar nga pala tjetër apo drejtpërdrejtë nga paraqitësi i kërkesës, brenda autorizimeve të MOU, në pajtim me nenin IV të kësaj MOU, dhe në baza të njëjta siç trajton edhe paguan kërkesat për zhdëmtim të paraqitura nga personat e siguruar brenda juridiksionit përkatës të tyre.
Me këtë MOU përfshihet raportimi, trajtimi dhe pagesa e kërkesave për zhdëmtim në rast të lëndimeve personale si dhe për humbje apo dëmtim të pasurisë:
Që kanë ndodhur si pasojë e ndonjë aksidenti në IRJM-RSH, të shkaktuar nga automjetet e regjistruara dhe të siguruara në Kosovë, të cilat posedojnë policën e sigurimit të detyruar, ose
Që kanë ndodhur si pasojë e ndonjë aksidenti në Kosovë, të shkaktuar nga automjetet e regjistruara dhe të siguruara në IRJM (Kartoni i Gjelbër) RSH (Polica vendore TPL).
IV KUSHTET E VEÇANTA Të SIGURIMIT NGA AUTOPëRGJEGJëSIA (TPL)
Kompania e Sigurimeve “ELSIG” sh. a, në kuadër të sigurimit TPL, ju ofron klientëve të vetë edhe shërbimin MBROJTJE JURIDIKE në këto raste:
1. kur në emër të tyre është i regjistruar një mjet motorik; ose
2. kur në emër te tyre janë të regjistruara më shumë mjete motorike; dhe
3. kur mjeti/et motorik/e nuk janë të regjistruara në emër të tyre, por ata janë shfrytëzues të mjetit motorik, p.sh. vetura zyrtare. Mbrojtja juridike ofrohet për personat:
si pronar dhe mbajtës të mjetit motorik (p.sh. veturë, kamion, motor etj, si dhe rimorkio),
si shofer i automjetit të huaj, por të siguruar në KS Elsig,
si person që është i autorizuar të shfrytëzojë këtë automjet.
Kur është e përjashtuar mbrojta juridike
Kur automjeti i siguruar në KS Elsig është i vjedhur;
Kur automjeti i siguruar në KS Elsig konstatohet se është planifikuar të përdoret për të kryer vepër penale
Zgjidhja e mosmarreveshtjeve
Kur mosmarrëveshjet midis të siguruarit dhe siguruesit nuk zgjidhen me mirëkuptim, do të zgjidhen nga Gjykata e vendit ku është lidhur kontrata e sigurimit.