Këto Kushte aplikohen për sigurimin e tenderëve të shpallura nga Autoriteti Kontraktues, në të cilët marrinë pjesë operatoret e licencuar ekonomik.
Gjatë një aktiviteti të prokurimit që shpie drejt dhënies së një kontrate me vlerë të mesme ose të mëdha, autoriteti kontraktues mund të kërkojë nga tenderuesit që të depozitojnë siguri (garantim) për tender. Siguria e tenderit që është depozituar nga tenderuesi do të konfiskohet, në rast se:
-
autoriteti kontraktues vendos, duke u bazuar në fakte të verifikuara se tenderuesi në fjalë i ka dhënë autoritetit kontraktues informacione përmbajtsisht të gabueshme ose mashtruese,
-
tenderuesi në fjalë e tërheqë tenderin pas skadimit të afatit të fundit për dorëzimin e tenderëve, por para skadimit të periudhës së vlefshmërisë së tenderit të specifikuar në dosjen e tenderit,
-
tenderuesit në fjalë i është dhënë kontrata përkatëse në bazë të tenderit të tij dhe tenderuesi pastaj refuzon ose dështon:
-
që të depozitojë çfarëdo sigurie të kërkuar të ekzekutimit që ishte specifikuar në dosjen e tenderit;
-
që të përmbushë çfarëdo kushti tjetër që i është specifikuar në dosjen e tenderit, para nënshkrimit të kontratës përkatëse, ose
-
që të ekzekutojë një kontratë që përputhet më kushtet e specifikuara në dosjen e tenderit.
Siguruesi është i detyruar ta paguajë kompensimin nga sigurimi për dëmin e shkaktuar kur ndodh rasti i siguruar sipas dispozitave të këtyre Kushteve të sigurimit, për të cilin është lidhur kontrata për sigurim.
Nëse autoriteti kontraktues vendos një kërkesë për sigurimin e tenderit, kërkesa e tillë do të aplikohet për të gjithë tenderuesit. Autoriteti kontraktues do të refuzojë dhe nuk do të vlerësojë një tender të pranuar nga një tenderues që nuk e ka përmbushur kushtin e depozitimit të sigurisë së tenderit.
Autoriteti kontraktues do të specifikojë në dosjen e tenderit të gjitha kërkesat që kanë të bëjnë me karakterin, formën, shumën si dhe kushtet e tjera të aplikueshme lidhur me sigurinë e kërkuar të tenderit. Siguria e tenderit gjithmonë mund të deponohet në para të gatshme ose në ekuivalentin e parave të gatshme, p.sh. Transfere bankare. Sigurimi i tenderit gjithashtu mund të bëhet në formë të një çeku të certifikuar, bondi, kredie ose garancisë bankar; sidoqoftë, me kusht që , kërkesa e tillë të mos kërkojë nga lëshuesi që të ketë një vendqëndrim të caktuar. Komisioni i Rregullave për Prokurim Publik në rregullat e prokurimit publik do të përfshijë dispozita detale mbi minimumin e kualifikimeve që lëshuesi i çekut, bondit, kredisë ose garancisë bankar duhet t´i përmbushë në mënyrë që instrumentet në fjalë të jenë të pranueshme; sidoqoftë, me kusht që kualifikimet e tilla minimale të mos jenë diskriminuese edhe të kufizohet vetëm në ato kualifikime që drejtpërsëdrejti kanë të bëjnë me konfirmimin e stabilitetit dhe qëndrueshmërisë së lëshuesve të tillë.
K.S. "ELSIG" Sh.A. është e licencuar për këtë produkt sigurimi nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës si dhe aplikon një tarifë tejet të favorshme dhe konkurrente për këtë produkt.