English

ELSIG Një hap përpara


Meny e shpejt
Sigurimi i Shëndetit në Udhëtim
Sigurimi i Përsonave
Sigurimi i Garancioneve
Sigurimi i Pasurisë
Sigurimi i Përgjegjësisë
Sigurimi i Automjeteve (TPL dhe TPL plus)
Sigurimi KASKO





Sigurimi KASKO

Përmes këtij sigurimi ne ofrojmë mbulesë siguruese për të gjitha mjetet motorike rrugore, binarike, mjete motorike të punës dhe të tjera, lidhur me humbjen apo dëmtimin e plotë apo të pjesshëm të tyre si rezultat i rreziqeve të shkruara në policën e sigurimit.

Gjate përdorimit dhe shfrytëzimit te automjetit te juaj, ne çdo moment jeni te ballafaquar me shume rreziqe, prezenca e tyre rrezikon automjetin e juaj, prandaj është mençuri dhe ja vlen te siguroni automjetin e juaj. Lidhur me këtë keni mbështetje dhe siguri ne KS Elsig sh.a. Prishtine.

Gjate përdorimit dhe shfrytëzimit te automjetit te juaj, ne çdo moment jeni te ballafaquar me shume rreziqe, prezenca e tyre rrezikon automjetin e juaj, prandaj është mençuri dhe ja vlen te siguroni automjetin e juaj. Lidhur me këtë keni mbështetje dhe siguri ne KS Elsig sh.a. Prishtine.

Për dallim nga Sigurimi TPL, Sigurimi KASKO është vullnetar, prandaj ju mundësohet rasti që vetura e juaj të jetë e siguruar nga rreziqet e ndryshme, të cilat rreziqe mund të shkaktojnë dëm ne automjetin e juaj.

Sigurimi KASKO ofron mbulesë siguruese për dëmet qe mund te shkaktohen ne automjetin e juaj gjate përdorimit (shfrytëzimit) te tij edhe kur ju jeni përgjegjës për dëmin e shkaktuar.

    Sigurimi kasko mund të kontraktohet duke bere përzgjedhjen e rreziqeve te mundshme për sigurim.:
  • Nga përplasja dhe rrëzimi i mjetit motorik gjate përdorimit te tij;
  • Nga zjarri, eksplozioni dhe rrufeja;
  • Nga stuhia, breshëri, dëbora, tufani dhe vërshimi;
  • Thyerja e xhamave;
  • Nga vjedhja dhe tentim vjedhje;

    Ne forme te veçante munde te kontraktohen:
  • Nga vjedhja, zjarri dhe eksplozioni, për kohe sa qëndron automjeti ne garazhe te mbyllur;
  • Sigurimi i shoferit dhe bashkudhëtarëve nga Aksidenti Personal.
  • Ne varshmëri te përzgjedhjes se rreziqeve, vlerës se automjetit, masave mbrojtëse, territorit ku sigurohet, periudhës se sigurimit, bonuset e ofruara përcaktohet edhe primi i sigurimit.

    Nëse mendoni se sigurimi Kasko i plote (full kasko) është i larte, atëherë mund te zgjidhni një prej kombinimeve te sigurimit te pjesshëm KASKO, me te cilin po ashtu mbuloni dhe siguroni nga rreziku i përzgjedhur, me te krijoni mundësinë e mbulesës siguruese për automjetin e juaj.

    Ky sigurimi zakonisht mbulon të siguruarin në një periudhë njëvjeçare por mund të bëhet edhe për periudha më të shkurtra varësisht nga kërkesa e klientit gjegjësisht të siguruarit.

    Shtrirja territoriale
    Polica e Sigurimit vlen për dëmet që ndodhin në territorin e Kosovës dhe jashtë tij, siç është cekur në te. Zgjerimi i mbulimit te territorit jashtë territorit të Kosovës mund të bëhet kundrejt pagesës së primit shtesë.

    Sigurime Shtesë- Aksidenti Personal (shoferi dhe bashkudhëtarët)
    Lëndimi i të siguruarit/ës dhe 4 bashkudhëtarëve

    Duke qenë se polica kasko nuk e mbulon shoferin dhe bashkudhëtarët e tij nga rreziqet e aksidenteve personale në trafikun rrugorë, të cilët mund të kenë si pasojë vdekjen dhe invaliditetin e pjesshëm apo të përhershëm, KS ELSIG, në kuadër të polices Kasko, ju ofron klientëve të vetë mbulesë siguruese shtese për shoferin dhe 4 bashkudhëtarët e tij.

    Nëse i siguruari dhe/ose bashkudhëtarët tjerë do të pësojnë lëndime trupore në lidhje të drejtpërdrejtë gjatë përdorimit të mjetit motorik shkaktuar përmes dhunës së papritur dhe nga mjete të jashtme dhe të dukshme, KS ELSIG do ti paguaj të siguruarit ose përfaqësuesit të tij legjitim kompensimin e demit sipas rastit te ndodhisë e me se larti deri ne limitet e shumave te sigurimit te treguara ne police te sigurimit, me kusht që kërkesat, lidhur me lëndimet e tilla të rezultojnë vetëm dhe pavarësisht nga çfarëdo lloj arsyeje tjetër brenda një muaji nga data e aksidentit:


    Vazhdo me email sherbime:
    Përdoruesi:
      @kselsig.com

    Më ruaj në këtë kompjuter.



     
      Kompania Sigurimeve ELSIG Member of Grawe GROUP