English

ELSIG Një hap përpara


Meny e shpejt
Sigurimi i Shëndetit në Udhëtim
Sigurimi i Përsonave
Sigurimi i Garancioneve
Sigurimi i Pasurisë
Sigurimi i Përgjegjësisë
Sigurimi i Automjeteve (TPL dhe TPL plus)
Sigurimi KASKO





Sigurimi i Përsonave

Aksident personal konsiderohet secila ngjarje e papritur dhe e pavarur nga vullneti i personit të siguruar e cila, duke vepruar kryesisht nga jashtë dhe rrëmbimthi mbi trupin e të siguruarit, sjell si pasojë vdekjen e tij, invaliditetin e plotë ose të pjesshëm, paaftësinë kalimtare për punë ose dëmtimin e shëndetit që kërkon ndihmë mjekësore.

Të paktë janë ata persona që ndalen dhe mendojnë se si një aksident i papritur mund tju ndërrojë mënyrën e jetesë normale. Një aksident i cili Ju lë të lënduar apo invalid dhe që sjell probleme të llojllojshme gjate tere jetesë. K.S. ELSIG Sh.A. është e licencuar për këtë produkt sigurimi nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës si dhe ka marrëveshje partneriteti me Kompaninë e Sigurimeve dhe Risigurimeve GRAWE nga Grac i Austrisë. Personi qe është i interesuar te sigurohet nga rastet e fatkeqësisë dhe te jete me i sigurte ne jete mund ta mbroj vetveten duke e siguruar nga aksidenti personal veten, familjen apo kolektivin me Kompaninë e Sigurimeve ELSIG Sh.A, Prishtinë. Ne mbulojmë rrezikun e papritur, të paparashikuar që mund të ndodh ne personin e siguruar, gjatë periudhës së sigurimit; duke ushtruar profesionin e rregullt të punës si dhe jashtë tij.

Format e sigurimit
  • Sigurimin individual të personave,
  • Sigurimin kolektiv të punëtorëve të ndërmarrjes,
  • Sigurimin e anëtarëve të familjes.
Kush mund të Sigurohet ?
  • punëtorët e te gjitha veprimtarive, gjatë kryerjes se detyrës ne vendin e punës;
  • udhëtarët në trafikun publik;
  • shofer e drejtues te mjeteve motorike si dhe pasagjeret ne mjete transporti;
  • nxënës, studentë;
  • mysafirë, vizitorë, dhe turistë, mysafirë në hotele kampe, banja dhe pishina publike;
  • turistë dhe ekskursionistë;
  • demontues të minave, granatave dhe objekteve të tjera eksplozive;
  • pjesëmarrës të lojërave sportive ­ olimpiadave të punëtorëve dhe të rinisë;
  • anëtarë të lidhjes së malorëve dhe lidhjes së speleologëve;
  • anëtaret e klubeve sportive;
  • anëtaret e organizatave te gjuetareve dhe peshkatarëve;
  • zjarrfikësit dhe veprimtaritë tjera shpëtimtare;
  • personeli i aviacionit dhe udhëtarëve në aeroplan dhe fluturake të tjera;

Periudha e mbulimit:

Një (1) Vit ( nga data që bihet dakord në mes të palëve) gjatë orarit të punës; b. gjatë kohës së plotë 24 orë.

Paaftësi e përhershme totale apo Invaliditet i plotë do të thotë pamundësia e plotë e të siguruarit, shkaktuar nga aksidenti, për të kryer detyrat në profesionin e tij ose në çdo profesion tjetër, certifikuar si e tillë nga personeli kompetent mjekësor, pas mbarimit të periudhës një vjeçare nga fillimi i paaftësisë. Raste të tilla do të konsiderohen: Rastet e humbjes të një apo më shumë gjymtyrësh, humbje fizike apo funksionale si pasojë e aksidentit personal.

Paaftësi e përhershme e pjesshme: Është humbja anatomike apo dëmtimi funksional, si pasojë e aksidentit, i një ose disa organeve apo gjymtyrëve të të siguruarit të cilat rezultojnë në gjymtimin trupor apo kufizimin e aftësisë për punë.

Paaftësia e përkohshme totale: do të thotë paaftësia e të siguruarit shkaktuar nga një aksident personal për të përmbushur detyrat në profesionin e të siguruarit.

Paaftësia e përkohshme e pjesshme: do të thotë paaftësia e të siguruarit, shkaktuar nga një aksident personal, për të përmbushur pjesën substanciale të detyrës.

Vdekje aksidentale: është vdekja si rezultat i një aksidenti personal, e ndodhur brenda afatit një vjeçar nga dita e ndodhjes së aksidentit. Vdekja e shkaktuar nga sëmundja është e mbuluar, nëse është e shënuar ne mënyre te veçante (shtese) ky rrezik në policë të sigurimit.

Shpenzimet mjekësore përfshijnë shpenzimet e kryera për trajtimin spitalor dhe ndërhyrjet kirurgjikale, shpenzimet për blerjen e medikamenteve mjekësore të rekomanduara nga mjeku, trajtimin me rreze, shpenzimet e bëra për transportimin e të siguruarit për në spital, si dhe shpenzimet për kryerjen e konsultave specialistike mjekësore të cilat lindin si pasojë e rastit të siguruar.


Vazhdo me email sherbime:
Përdoruesi:
  @kselsig.com

Më ruaj në këtë kompjuter.



 
  Kompania Sigurimeve ELSIG Member of Grawe GROUP