English

ELSIG Një hap përpara


Meny e shpejt
Sigurimi i Shëndetit në Udhëtim
Sigurimi i Përsonave
Sigurimi i Garancioneve
Sigurimi i Pasurisë
Sigurimi i Përgjegjësisë
Sigurimi i Automjeteve (TPL dhe TPL plus)
Sigurimi KASKO





Sigurimi i Shendetit në Udhëtim

Kjo policë e sigurimit mbulon shpenzimet shëndetësore, deri në shumën e Sigurimit të treguar në këtë policë, si dhe brenda periudhës së sigurimit për udhëtarët e siguruar gjatë qëndrimit të tyre jashtë territorit të Kosovës.


Një policë e tillë është e detyrueshme me rastin e aplikimit për vizë në shumicën e ambasadave të huaja në vend. Kompania e Sigurimeve "ELSIG" Sh.A. është e licencuar nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës për shitje të këtij produkti, ka marrëveshje partneriteti (resigurimi) me kompaninë e njohur ndërkombëtare "MONDIAL Assistance" si dhe i plotëson të gjitha parakushtet të cilat i përcaktojnë ambasadat me rastin e lëshuarës së vizave.

Tarifa e K.S. "ELSIG" Sh.A. për këtë produkt është shumë konkurrente në tregun e sigurimeve në vend.

Shpenzimet Mjekësore
Shpenzime për ndihmë të shpejtë mjekësore spitalore dhe kurim si dhe shpenzimet e arsyeshme dhe të nevojshme për riatdhesimin e personit të siguruar si rezultat i sëmundjes ose dëmtimit fizik gjatë periudhës së sigurimit. Shpenzime të arsyeshme udhëtimi dhe hoteli (kufizuar në koston e udhëtimit ajror dhe 50 € në ditë për shpenzim akomodimi për një maksimum prej 7 ditësh) të një të afërmi apo shoku (i cili mund të mos jetë i mbuluar) të cilit i kërkohet raport i shkruar mjekësor që të udhëtojë, qëndrojë apo shoqërojë personin e siguruar nëse ai dëmtohet rëndë gjatë periudhës së sigurimit.
Shpenzimet funerale jashtë territorit të Kosovës dhe /ose kostoja e transportit të kufomës apo hirit të personit të siguruar për në vendin e banimit të treguar në policë nëse ai vdes gjatë periudhës së mbulimit.

Siguruesi do të paguajë për qiranë e një mjeti transporti ose të një ambulance ajrore ose përdorimin e linjës së rregullt ajrore përfshi shoqëruesit e kualifikuar të vërtetuar si të nevojshëm nga mjeku dhe autorizuar nga siguruesi apo agjentët e tyre për riatdhesimin ose trajtimin e një personi të sëmurë apo të dëmtuar seriozisht. Limiti i përgjithshëm për te tre pikat se bashku (a,b,c) është 30.000 €. Mbulimi i kësaj vlere bëhet pas miratimit nga shërbimi përkatës i sigurimit në adresat e shënuara në policë.

Mbulime për aksidentet personale
Sipas këtij seksioni do te mbulohen dëmtimet trupore te një personi te siguruar shkaktuar vetëm dhe drejtpërdrejtë nga mjete aksidentale te dhunshme, te jashtme dhe te dukshme. Dëmtime këto te cilat kane ndodhur gjate periudhës se sigurimit. Këtu përfshihet gjithashtu ndodhja rastësisht e një fatkeqësie te një mjeti ajror apo ujor ne te cilin udhëton personi i siguruar.


Vazhdo me email sherbime:
Përdoruesi:
  @kselsig.com

Më ruaj në këtë kompjuter.



 
  Kompania Sigurimeve ELSIG Member of Grawe GROUP