Krijimi i përvojave pozitive gjatë secilit ndërveprim tuajin me ne është qëllimi kryesor i KS “Elsig” sh.a. Ne sigurohemi që secila kërkesë dhe pakënaqësi e juaja të trajtohet në mënyrë profesionale dhe brenda afateve të parapara me qëllim të ofrimit të zgjidhjes së drejtë për ju.

Vlerësimet rreth përvojës tuaj gjatë shfrytëzimit të produkteve dhe shërbimeve tona na ndihmojnë të kuptojmë më mirë nevojat tuaja dhe të përmirësojmë shërbimet dhe produktet e ofruara për ju. Nëse ne kemi dështuar në përmbushjen e pritshmërive tuaja ose nëse keni arsye për të adresuar ankesë tek ne, ju lutemi na kontaktoni. Ne e vlerësojmë secilin reagim dhe konsiderojmë me seriozitet secilin koment dhe ankesë tuajën.

Ju lutemi, plotësoni informatat e mëposhtme online në mënyrë që të trajtojmë çështjen tuaj.

  • Shënoni emrin, mbiemrin, numrin e kontaktit dhe adresën tuaj të plotë.
  • Përshkruani çështjen tuaj në detaje.
  • Fushat e shënuara me * janë të detyrueshme për tu plotësuar.

Pranoj termat dhe kushtet

Me shtypjen/klikimin e butonit "Pranoj termat dhe kushtet" shprehimisht pajtohem dhe i jap pëlqimin Kompanisë së Sigurimeve “Elsig” sh.a. që në pajtim me Ligjin nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale Personale, të përpunojë të dhënat e mija personale të lartcekura si dhe të dhënat që mund të bëhen të njohura më vonë, të shkëmbehen dhe përdoren nga KS “Elsig” sh.a., për të procesuar aplikacionin e paraqitur dhe për të më kontaktuar me shkrim, me telefon dhe/ose nëpërmjet postës elektronike në adresën time të shënuar më lartë, me qëllim për të më dërguar oferta më përshtatshme dhe të personalizuara. Konfirmoj se të gjitha informatat e dhëna më lart janë të vërteta, të plota dhe të sakta dhe deklaroj se unë vullnetarisht i kam vënë në dispozicion Kompanisë së Sigurimeve të dhënat e mija personale.


Në rast se ju nuk parapëlqeni të adresoni pakënaqësinë tuaj përmes formës online, ju lutem konsideroni alternativat në vazhdim për adresimin e pakënaqësisë tuaj:

  • Kontakto në numrin +383 38 221 112;
  • Dërgo e-mail në [email protected] (dërgo: emrin, mbiemrin, numrin kontaktues dhe përshkruani çështjen tuaj);
  • Vizito degën më të afërt për të biseduar me punonjësit e degës apo plotëso formën e vendosur në secilën degë të KS “Elsig” sh.a.;
  • Dërgo ankesën me postë: Kompania e Sigurimeve “Elsig” sh.a., Zyra Qendrore, Rr. Tringë Smajli, nr.19, Prishtinë.

Për çdo ankesë të adresuar, ju do të pranoni mesazhin konfirmues në numrin kontaktues të prezantuar gjatë procesit të procesimit të ankesës. Sigurisht, për ankesën e adresuar në ndonjërën nga degët e KS “Elsig” sh.a. ju mund të kërkoni konfirmimin për ankesën e prezantuar.

Ne do te mundohemi të trajtojmë në kohe sa më të shkurtër ankesën tuaj, mirëpo jeni të informuar se kohëzgjatja e trajtimit të ankesës mund të zgjasë deri në 15 ditë, varësisht nga kompleksiteti i ankesës tuaj. Në rast se çështja e juaj do të kërkojë më shumë kohë, ne do të ju kontaktojmë për të ju informuar dhe njoftuar mbi statusin e çështjes tuaj.

Në rast se nuk do të jeni të kënaqur me zgjidhjen që i është dhënë ankesës tuaj, ju keni të drejtë ti drejtoheni Autoriteteve të tjera, respektivisht BQK-së meqë rast ankesën mund ta paraqitni në njërën nga mënyrat në vijim:

  • Nëpërmjet sistemit elektronik https://ankesat.bqk-kos.org
  • Nëpërmjet adresës postare
  • Duke e dorëzuar personalisht në zyrën e arkivit të BQK
  • Nëpërmjet fax-it por jo telefonit.

Kontakti

  • Rr. Tringë Smajli nr 3, Prishtinë, Kosovë
  • [email protected]
  • 038 221 112
  • 038 221 113
  • http://www.kselsig.com

Orët e punës në zyret e shitjes

  • E Hënë - E Premte: 08 - 16
  • E Shtunë: 08 - 12
  • E Diel: Mbyllur

Orët e punës në administratë

  • E Hënë - E Premte: 08 - 16
  • E Shtunë - E Diel: Mbyllur